ShowBizzz

​Arian Sijarina shkon prapa grilave

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën një muaj paraburgim ndaj të këngëtarit të zhanrit rep Arian Sijarina, nën dyshimet se në bashkëkryerje ka kryer veprat penale vrasje e rëndë e mbetur në tentativë, asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë dhe mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve.

Gjyqtarja e procedurës paraprakeka konstatuar se mos caktimi i masës së paraburgimit, do të kishte për pasojë që i pandehuri do të asgjësojë, fsheh, ndryshojë apo falsifikojë provat e veprës penale dhe do të pengojë rrjedhën e procedurës penale duke ndikuar në dëshmitarë.

Po ashtu, gjykata ka konsideruar se më lënien e tij në liri ekziston mundësia e përsëritjes së veprës penale apo kryerjes së ndonjë vepre tjetër te natyrës se njëjtë apo të ngjashme apo përfundimi i veprës se mbetur në tentativë.

Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.