Efi ka qenë e ftuar në “Cherry on Top” me Bora Zemanin dhe sigurisht nuk munguan pyetjet për karrierën e saj. Ajo zbuloi se shumë shpejt do të drejtojë një emision të ri ku fokus do jenë tatuatorët.
“Do të jetë një program me në fokus tatuatorë të ndryshëm që do të jenë në garë. Më pëlqen shumë që arrita të bëj bashkë gjënë që dua më shumë nga ana artistike dhe moderimin që po ashtu e kam pasion”, deklaroi ajo.
Efi theksoi edhe një herë se një nga arsyet kryesore pse u fut në “BBVA 2” ishte pikërisht për të krijuar mundësi të reja në televizion për karrierën e saj.
Emisioni me sa zbuloi vetë Efi nis së shpejti, por nuk është caktuar ende një datë. Kujtojmë se pak muaj më parë ajo hapi biznesin e saj të tatuazheve, për të cilin tha se ka investuar çdo gjë nga ana monetare dhe emocionale.
lokimagazine