ShowBizzz

Shtatzënë për herë të parë: Evi Reçi tregon barkun e rrumbullakosur!

Evi Reçi tregoi me nje foto se eshte ne pritje te embel; artistja njoftoi se ajo dhe parteneri i saj Kledi, do të bëhen prindër herë të parë. Kengëtarja postoi foton me barkun e rrumbullakosur, ku sigurisht kanë vërshuar komentet pafund të miqve, të cilët i urojnë shtatzëni të mbarë.

Shtatzënë për herë të parë: Evi Reçi

Duke zbuluar edhe faktin se është në pritje të një djali, Evi rrefeu per “Living” sesi ka ndryshuar tashmë jeta e saj.

Shtatzënë për herë të parë: Evi Reçi

 

-Ku ishe kur e more vesh që kishe mbetur shtatzënë dhe cili ishte reagimi yt i parë?

Kur je gati për diçka, e pret dhe kurdo që të vijë ti nuk e sheh më si surprizë, por si një “përballje” të re jete. Në rastin tim, i kisha marrë shenjat që diçka po ndryshonte në trupin dhe humorin tim. Isha në Tiranë dhe pas disa ditësh do ikja në Austri për festat e fundvitit, aty ku jeton dhe Kledi. Në një nga mbrëmjet tona, ia bëra të ditur lajmin me testin në duar. Reagimi i tij ka qenë epik: “Ua, si test Covidi!”. U tremb (qesh) pastaj e kuptoi për çfarë bëhej fjalë dhe sigurisht u përqafuam fort duke përjetuar të dy emocione të panjohura më parë. Unë në lot dhe ai si çdo mashkull besoj, duke e procesuar këtë ndryshim, filluam të mendojmë për përgjegjësitë që na takojnë. Tani mund të them që Kledi në këtë fazë është më i gëzuar. Unë isha nga fillimi, por duke marrë parasysh sikletet e para nuk ke kohë të mendosh gëzimet. Kjo është koha e duhur për të gëzuar familjarisht dhe publikisht.

Gjininë nuk e kemi pasur fare temë kryesore. Por, parandjenja ishte që e kishim djalë. Kledin mund ta lije deri në lindje dhe nuk donte ta dinte gjininë, nuk e kishte aspak të rëndësishme, donte vetëm shëndetin e tij të plotë dhe nuk kishte preferenca. Unë, nga ana tjetër, i thashë një mikeshës sonë, e cila na ndihmoi me analizat, ta shikonte dhe të na sillte një tortë me ngjyrën e gjinisë së bebit. Nuk bëra asnjë festë madhështore për “gender reveal”. Ajo thjesht më solli tortën, ne e hapëm dhe zbuluam ngjyrën blu. U gëzova shumë, se e doja një çun, nuk e di pse, ndoshta prej natyrës sime. Kledi duke qeshur tha vetëm këtë: “Tani po që do më lini mënjanë, se çunat bëjnë pas mamit, të ishte gocë do ta kisha për vete’’.

 



bal