Që prej daljes së saj nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, Sara Gjordeni ka qenë një ndër personazhet më të komentuar në media, qoftë kjo për mirë apo për keq.
Ish-banorja e sezonit të tretë të BBV ka zgjedhur të jetë tepër aktive në rrjetet sociale, duke ndarë me ndjekësit e saj disa prej ngjarjeve më të rëndësishme të ndodhura së fundmi por jo vetëm kaq. Shpesh herë ajo ka zgjedhur të bëjë biseda virtuale me ndjeksit, duke qenë sa më afër tyre.
Mirëpo prej ditës së djeshme, profili i saj i Instagramit nuk ekziston më, duke lënë kështu të nënkuptohet se Sara ka hequr përfundimisht dorë nga rrjetet sociale.
Nuk është ende qartë se cila është arsyeja që personazhi i njohur televiziv ka zgjedhur të largohet nga Instagrami.
Kujtojmë që Sara ka qenë vazhdimisht e sulmuar nga përdoruesit e rrjeteve sociale, fillimisht për romancën e saj me Bardhin, më pas edhe për marrëdhënien e saj me babain e ndjerë, i cili ndërroi jetë disa javë më parë.
lokimagazine