Meriton Mjekiqi i ka rregulluar raportet me Romeon por me partneren e tij, Heidin, vazhdojnë të kenë përplasje. Sot moderatori teksa po bisedonte me aktorin i premtoi këtij të fundit që nuk do të ndërhyjë në lidhjen e tyre.
Nga ana tjetër Romeo u shpreh se nuk dëshiron që të mërzitet Heidi, duke e këshilluar Meritonin që të ulen dhe të bisedojnë së bashku për të gjetur gjuhën e përbashkët.
Pjesë nga biseda:
Meritoni: Unë vetëm një gjë ta jap fjalën ty. Për lidhjen tuaj nuk do flas se ajo është e juaja
Romeo: Nuk dua që të preket ajo vajza. Mendoj që edhe ju mund ta gjeni gjuhën e përbashkët
Meritoni: Po more Romeo, por edhe unë jam i ngarkuar vëllai im
Romeo: Për çfarë?
Meritoni: Për çdo gjë. Për sjellen, për lojën që më ka bërë, për pabesinë që më ka thënë, për lojën që ka bërë
Romeo: Po të uleni dhe ti flisni gjërat me njëri-tjetrin e sqaroni këtë gjë, edhe fjalët që ajo ti ka thënë ty. Më tha dje në darkë “mua më vjen keq nga kjo gjë”
Meritoni: Po po do flasim, por edhe mua po me vjen keq për veten se jam ngarkuar
Romeo: Nuk është një gjë që nuk zgjidhet për mendimin tim