Daja i Heidit ishte i ftuar në ‘Big Brother Fan Club’ për të komentuar dinamikat e fundit në shtëpi dhe lojën e banores.
Ai u pyet nëse do të ketë një hyrje të babait të Heidit,ku u përgjigj se i ati i banores nuk pëlqen të dalë në ekran.
‘Po mendohet. Nuk është njeri i televizionit, e vetmja herë që ka ndërhyrë ka qenë për ta ndihmuar.’
Për sa i përket lojës, në krahasim me ‘Grande Fratello’ ai u shpreh se problemi i vetëm është gjuha, pasi Heidi mendon në italisht dhe kjo ia vështirëson mënyrën e të shprehurit. Gjithashtu, shtoi se Heidi si në ‘Grande Fratello’, si në ‘BBV3’, është vetvetja.
lokimagazine