ShowBizzz

“Futesh me çifteve dhe pse e martuar”/ Plas debat i ashpër mes dy banoreve të BBV3: Je një përdoruese e tmerrshme, ke shitur surratin për këtë lojë dhe…

Një debat i ashpër është zhvilluar mes Erjola Doçit dhe Françeska Muratit, pasditen e sotme në shtëpinë e Big Brother Vip 3.

Erjola e ka akuzuar Françeskën se ndërhyn mes çifteve, ndërsa kjo e fundit i është përgjigjur moderatores, duke i thënë se për lojë po shet dhe fytyrën e saj.

Erjola: Ti je e obsesionuar. Ti shkove te bari, iu ule Eglës duke i folur për Heidin.

Françeska: Zemra ime, sa herë unë flas për situate në shtëpi, janë reale. Ti obsesionet mbaji për veten tënde. Kur të tregosh ti që je një vajzë me karakter, hajde fol me mua.

Erjola: Me njerëz si ju, me një surrat si ti që ke 40 ditë e kusur që do me u zënë me çiftin. Po ik o shpirt

Françeska: Ti çfarë thua në mëngjes nuk e thua në darkë. Je një shfrytëzuese dhe një përdoruese e tmerrshme. Përdor çdo lloj robi thjesht për të kapur një situatë, sepse ti je zero. Nuk je në rrugë këtu me këtë sjellje që je duke bërë, ik ulu atje.

Erjola: Po ti je dhe e martuar dhe shkon e futesh mes çifteve po ec moj ti

Erjola: Një grua e martuar nuk tenton me nda një çift tjetër edhe do me e hedh shashkën te unë, del blof. Emrin tim mos e fut në mes për obsesionin që ke me Heidi Bacin. Pikë

Françeska: Po ik moj vajzë, më lër rehat. Je e groposur. Mu zhduk, nuk ke gojë me fol me mua. Je histerike dhe nuk të ka peshë fjala, po nuk bërtite.

Erjola: Zëri im dëgjohesh, ti injorohesh në këtë shtëpi. Ca halli ke? Të ka ngel me u kap me mua për të dalë në prime se nuk ta rrasin të tjetër

Françeska: A bravo, po flet me fjalët e mia, mos më kopjo

Erjola: Të kam idhull, çfarë të bëj

Françeska: Je duke shitur surratin tënd për këtë lojë, por prapë je duke dalë gropë

Erjola: Nuk i re llogarisë mirë

Françeska: Unë ty s’të përfill, anash