ShowBizzz

Merr fund drama! Këngëtari i njohur zbulon ‘tradhtinë’ që Xhensila i bëri Bes Kallakut (Video)

Muzikanti Robert Berisha është shprehur se nuk kishte kontratë që të largohej nga formati i një ‘reality show’ në Shqipëri.

Ai shprehet se u mërzit shumë nga telefonata e vajzës së tij, dhe nuk mund ta përballonte, e për këtë arsye doli.

Ndër të tjera ai tha se ishte Xhensila Myrtezaj që kishte bërë një postim të një posteri ku edhe ai ishte i thirrur në të njëjtin koncert, por nuk mundi të shkonte.

“Unë pak po dyshoj me të tregu drejt, se organizatori më ka treguar se ia ka dërguar vetëm me e pa si poster, e i ka thënë (Xhensilës) mos e posto njëherë, se me Robertin nuk po kam kontakt, e menaxheri më ka thënë me e anulu se është futur më një reality shou. Ajo nuk ka pritur e ka postuar, po del që mezi nuk ka pritur ta postojë në Instagram një koncert”, tha Roberti.

I pyetur se a mendon se e ka bërë Xhensila këtë gjë për të apo për Besin, Roberti nuk hezitoi që të përgjigjet.

“Për Besin, me mu nuk ka asgjë, ka thënë hajt ta qes pak keq produksionin aty ku është Besi”, u shpreh Roberti.