Ka disa mënyra që ju ndihmojnë të lini përshtypje të mirë te familja e të dashurit, kjo ka shumë rëndësi apo jo?
Duart larg
Nëse mbështeteni tek i dashuri juaj dhe i mbani duart rreth qafës së tij nuk do t’ju ndihmojë që nëna e tij të jetë në anën tuaj.
Debatet politike
Sado që të keni qenë të angazhuara dhe të sigurta në veten tuaj, kini parasysh që takimi me familjen e tij megjithatë nuk është debat televiziv.
Një gotë është e mjaftueshme
Nëse motra e tij sjell gota me raki njëra pas tjetrës, juve nuk ju jep të drejtë që të deheni.
Bëhuni e lumtur, jo e dehur tapë
Bëjini për vete me sharmë. Mbase të dashurin tuaj e keni bërë për vete me sjellje si “mbretëreshë e akullt”, mirëpo prindërit me siguri do t’i bindësh më lehtë me sjellje të mirë dhe me simpati.
Harroni celularin
Nëse nuk jeni mjeke, celularin lëreni në çantë që të mos shpërqendroheni gjatë darkës dhe gjatë bisedës.