Valer Kolnikaj gjendet i vetëm në Arameras derisa të vendoset nga votat e publikut nëse do të rikthehet në Fermë, apo do te jetojë vetëm në ishull.
Teksa vijon mbijetesën e tij në ishull, Valeri ka gjetur edhe një formë për tu argëtuar.
Ndonëse i vetëm, ai ja ka marrë këngës dhe valles buzë detit, ndërsa ka ndezur edhe një zjarr të vogël, teksa shton se fermerët e tjerë do e kenë zili kur ta mësojnë se ku ndodhet ai për momentin.
“Fermerë më keni marrë të keqen. Jam i bindur që do ma keni zilinë, kur ta dini se ku jam dhe se çfarë po bëj. Kurse unë për ju e di se çfarë po bëni dhe çfarë bëni. Ju vetëm lini për gjysëm kanaçet me pije, të hani, të pini dhe të flini gjumë. Kaq dini të bëni”, tha Valeri.
Më tej, ishullori i parë në Shqipëri ka edhe një mesazh për Flor Agalliun, me të cilin ka pasur përplasje të vazhdueshme në “Ferma VIP”.
“T’ia vendosim syzet këtij shokut tonë nevrik që mendon se do e marrë fitoren me zorr. Rri i qetë o shoku, kush ta ketë rrisk do e marrë. As unë as ti nuk e ndalojmë dot. As unë nuk e marr dot. Kujton se po të marr diellin”, shtoi Valeri./vizionplus.tv
Subscribe