Me tone të ashpra dhe shumë revoltë, Buçko dhe Çiljeta janë përplasur me njëri-tjetrin.
Shkak për këtë konflikt është bërë një deklaratë e këngëtares, e cila i tha Buçkos se e ka rritur një nënë e mrekullueshme, ndaj nuk duhet të bëhet ushtar i askujt.
Por kjo, nuk është pritur mirë nga kuzhinieri, i cili gjithë inate tha se ka bërë punët gjithmonë kur i është kërkuar dhe nuk është nën urdhrat e asnjë njeriu.
“E di shumë mirë kush më ka rritur. Ushtari i kujt jam unë? Nuk jam ushtar i askujt. Kush ka ankesa se nuk i kam bërë punët si duhet atëhere jam ok. Unë i kam bërë punët edhe Elsës. Kujt ja kam bërë si ushtar unë, Florit? Se ti më the qëpari që të ka rritur një nënë e mrekullueshme dhe mos u bëj ushtar i askujt”, tha Buçko i revoltuar.
Por pas nervozizmit të Buçkos, Çiljeta e ka diskutuar këtë debat me Albanon. Ajo shtoi se u mërzit nga reagimi i kuzhinierit./vizionplus.tv
View this post on Instagram