Naomi Campbell mori pjesë në dasmën e biznesmenit Umar Kamani me Nada Kamani në jug të Francës, dhe me kete rast, fansat kureshtare paten mundesine te shihnin fotot e modeles se famshme me dy fëmijët e saj. Ajo vete postoi foto në llogarinë e saj personale në Instagram.
53-vjeçarja e mban të fshehtë jetën e saj private. Tre vite më parë ajo kishte bërë të ditur se kishte një vajzë , ndërsa qershorin e kaluar njoftoi se kishte edhe një djalë por asgje me shume se kaq, madje as emrat e tyre nuk dihen.
Me rastin e ceremonisë martesore, nëna e lumtur ka pozuar para aparatit fotografik në krahë me fëmijët e saj, të cilët më herët ka thënë se është me fat që mund t’i ketë me ta në udhëtimet e saj. Në mbishkrimin e fotove, supermodelja ka shkruar se është me familjen që ka zgjedhur, pra miqtë e saj. Në një nga fotot ajo ka pozuar me producentin e filmit Mohammed Al Turki, me të cilin përflitet se është në një lidhje
bal