Situata dinamike ka pasur në Prime-in e së martës brenda Big Brother VIP Albania.
Ishte Graciano i cili “plasi bombën” duke thënë se ekziston një pëlqim mes Erjolës dhe Romeos.
Gjatë dhomës së rrëfimit, balerini potencoi se Romeo e ka pasur fiksim Erjolën.
“Unë gjatë qëndrimit kur hyra herën e dytë, kam parë disa situata, sikurse interesin që kanë pasur për njëri-tjetrin. Të qeshurat e Erjolës kur i afrohej afër”, deklaroi ai derisa indikonte për një flirt mes këtyre dyve.
Megjithatë, një gjë e tillë u hodh poshtë nga Romeo dhe Erjola.
Dyshja mohuan se ekziston diçka mes tyre, madje një reagim të ashpër pati vetë banorja lidhur me këtë.