Khloé Kardashian pranon se ka detyruar Tristan Thompson të bëjë disa herë teste atësie për djalin e tyre Tatum Thompson, i cili ka ardhur në jetë nga një nënë surrogate.
“E kam detyruar Tristan të bëjë 3 teste ADN për Tatum. Ka qenë shumë i ofenduar. Por djali nuk ngjante me asnjë prej nesh dhe duhej ta bëja”, u shpreh Kardashian, në epsiodin e radhës të podkast-it “SHE MD”.
Duke bërë shaka, Khloé tregoi se i ka kërkuar edhe të vëllait t’i tregojë nëse ka dhuruar spermën gjëkundi, pasi djali i ngjan shumë Robert Kardashian.
“Në familjen tonë nuk të habit asgjë, por kjo do ishte e shpifur. Mbaj mend që doktori më tha disa herë se nuk ka nevojë për teste të tjera, por unë isha e fiksuar”, deklaroi më tej Khloé.
Kujtojmë se me herët shumë njerëz kanë komentuar ngjashmërinë e djalit të Kardashian me vëllain e saj.
Khloé dhe Thompson, i transferuan embrionet në një nënë surrogate në nëntor 2021 dhe pak javë më vonë u zbulua shtatzënia.
lokimagazine