LifeStyle

FOTO/ Ide nga mbretëresha Letizia, si të kombinoni një fund saten!

Mbretëresha Letizia në paraqitjen e saj të fundit kishte zgjedhur një trend pranveror që me siguri do ta shohim gjatë gjithë sezonit: fundin saten. Letizia mori pjesë në një evet në Hotel Barbizon Palace në Amsterdam.

Ajo dukej tejet elegante me fustanin saten me nuancë argjendi. Fundin e kombinoi me një bluzë të zezë me mëngë të gjata dhe e theksoi belin e saj me një rrip të gjerë lëkure të zezë.

Mbretëresha kishte veshur taka të zeza me shkëlqim, mbante një çantë të vogël të thurur, një unazë argjendi dhe një palë vathë me diamantë.