Mbrëmjen e djeshme, Graciano ka bërë një deklaratë e cila nuk u prit aspak mirë nga Erjola dhe Romeo.
Balerini shprehet se Romeo i ka shkruar dhe i ka kërkuar Erjolës të lidhet me të, gjatë kohës që kanë qenë jashtë Big Brother.
Erjola e ka kundërshtuar një gjë të tillë, ku u largua nga living dhe shpërtheu në lot. Donaldi i cili ndodhet në Madrit, ka reaguar përmes një video të publikuar në Instastory ku shprehet: Kanë maçin në bark. I ka dalë maçi ia ka ngrënë bluzën. Po ta shikoni gjysma e tyre e kanë bluzën e grisur.
Për të qëndruar dy ditë më shumë, ose për të kapur finalen, se për fitore s’besoj.