ShowBizzz

Përzgjidhen 10 finalistët e parë të Eurovizion, ja shtetet pretendente

10 vendet e para që kaluan në finalen e Eurovisionit, një nga garat më të mëdha të këngës në botë, janë përzgjedhur, pas zhvillimit të gjysmëfinales së parë në qytetin suedez të Malmos.

Vendet që rezervuan vendin e tyre në finalen e së shtunës ishin Serbia, Portugalia, Sllovenia, Lituania, Ukraina, Finlanda, Qiproja, Kroacia, Irlanda dhe Luksemburgu.

Vendet e skualifikuara ishin Australia, Azerbajxhani, Islanda, Polonia dhe Moldavia.

Dyshja australiane ”Electric Fields” kishte shpresuar që hiti i tyre “One Milkali”, me tekstet e tij pjesërisht në një gjuhë aborigjene, do t’i kalonte në finale.

Irlandezja Bambie Thug kaloi në finale me këngën “Doomsday Blue”, por u detyrua të ndryshonte skenarin, që u konsiderua pro palestinez.

Gjysmëfinalja e radhës do të zhvillohet të enjten në mbrëmje, kur nga 16 konkurrentët do të përzgjidhen për në finale edhe 10 vende të tjera.

Organizuar nga Unioni Evropian i Transmetuesve, Eurovision ka nisur çdo vit që nga viti 1956.

Ai tërheq shifra të mëdha shikueshmërie, me mbi 160 milionë në vitin 2023.

Finalja e madhe do të zhvillohet në ”Malmo Arena” të shtunën në mbrëmje, duke filluar nga ora 19:00 GMT.