Rike Roci është një nga ish-banoret e BBV3, mjaft e komentuar në këtë edicion.
Gjatë qëndrimit të saj në BBV, Rike dhe Meritoni kanë treguar se kanë një miqësi jashtë me njëri-tjetrin, mirëpo kjo miqësi u kris si fillim për debatet e Rikes me Ilnisën, partneren e Meritonit e më pas kulmoi në një debat të ashpër ku Rikja i tha Meritonit ‘nuk je burrë’, ndërsa ky i fundit degradoi në një veprim aspak të hijshëm me heqjen e rripit të pantallonave.
Ndonëse me kalimin e kohës dyshja u afrua sërish me njëri-tjetrin, nuk dihet nëse miqësia e tyre do të vazhdojë ende jashtë.
Nga ana tjetër, duket se Rike është mikeshë edhe e vëllait të Meritonit, Rinor Mjekiqit me të cilin ka ndarë një foto pak më parë në rrjete sociale.
lokimagazine