ShowBizzz

Pas divorcit Princ Leka i vë kushte të rrepta Elia Zaharias

Pas dhunës që mori gjatë procesit të divorcit, duket se Princ Lekës nuk i del e keqja. Nga 25 Prilli 2024, çifti janë zyrtarisht të divorcuar me vendim gjykate.

Princi u tregua bujar me pasurinë që i la ish-bashkëshortes, por kjo nuk erdhi pa “pasoja”.

Elia Zaharia është pronare e një apartamenti 257 m2 në qendër të Tiranës, pas ish Hotel Dajtit, një dyqani 134 m2 në katin – 1 të këtij pallati si dhe dy parkime 47 m2.

Vetëm këto të fundit kapin vlerën e 100 mijë euro. Apartamentet 3-6 mijë euro/m2, ndersa dyqani 7-10 mijë euro/m2.

Por kjo pasuri i ikën nga duart ish-bashkëshortet të Princit, nëse bie në dashuri.

“Kur Geraldina të bëhet madhore nëna i humbet të drejtat në rast të krijimit të një marrëdhënieje të re martesore ose bashkëjetese”.

Pra, Elia Zaharia duhet të mos ketë shokë, të bashkëjetojë apo martohet me njeri, pasi Geraldina të mbushë 18-vjeç.

Ky është kushti i Leka Zogut.