ShowBizzz

“Liri Palestinës” – përfaqësuesja e Izraelit u ngacmua e u fishkëllye nga publiku gjatë provave të Eurovisionit

Këngëtarja Eden Golan që do të përfaqësojë sonte Izraelin në gjysmëfinalen e dytë u ngacmua e u fishkëllye nga publiku gjatë provave të djeshme të Eurovisionit.

Gjatë performancës së saj përpara daljes finale sonte, përfaqësuesja e Izraelit u fishkëllye nga publiku i gjerë dhe një pjesë e madhe bërtisnin herë pas here: “Liri Palestinës”.

Ende pa filluar madje performanca kishte reagime të forta nga publiku që shkuan në stadium.

Pamjet e paraqitjes së saj në prova po bëjnë xhiron me të madhe në rrjetet sociale.

Së paku tre video prej këndeve të ndryshme janë shpërndarë në internet.

Një bojkot i madh u nis muaj më parë për mos lejimin e Izraelit në Eurovision këtë vit si pasojë e luftës në Gaza.

Protesta të mëdha priten sonte jashtë arenës si shenjë revolte ndaj pjesëmarrjes së Izraelit në festivalin evropian.

Autoritetet kanë shtuar masat e sigurisë në Malmo duke ngritur barriera të larta e duke patrulluar qytetin.