LifeStyle

Arsyet përse nuk duhet të anashkaloni hidratimin e lëkurës suaj

Zakonisht tre rregullat për të pasur një lëkurë të shëndetshme dhe me shkëlqim janë të thjeshta dhe të njohura gjerësisht: pastrimi, mbrojtja nga dielli dhe hidratimi. Dhe ndërsa është e lehtë të kuptosh pse ato janë tre hapat themelorë në një rutinë të përditshme të kujdesit të fytyrës, mund të mos e dini saktësisht se si funksionojnë në lëkurë dhe çfarë benefitesh kanë.

Më poshtë, kemi renditur pesë fakte në lidhje me hidratimin dhe arsyet pse nuk duhet ta anashkaloni këtë hap.

Përmirëson elasticitetin e lëkurës

Elasticiteti i referohet aftësisë së lëkurës për t’u shtrirë dhe për t’u kthyer në formën e saj origjinale menjëherë. Humbja e këtij elasticiteti e bën lëkurën të duket e lirshme dhe e varur, prandaj dermatologët thonë se hidratimi është një nga sekretet më të mëdha kundër plakjes.

Redukton rrudhat

Hidratimi i thellë dhe sistematik mbush redukton rrudhat. Ky rezultat mund të arrihet edhe në një kohë të shkurtër nëse produktet e kujdesit përmbajnë përbërësit e duhur.

Ndihmon në prodhimin e ekuilibruar të sebumit

Edhe pse shumë besojnë se lëkura e yndyrshme nuk ka nevojë për hidratim, e vërteta nuk qëndron kështu. Lëkura e dehidratuar detyrohet të prodhojë më shumë sebum për t’u mbrojtur, duke rezultuar në hidratim edhe më të madh.

Përmirëson mbrojtjen e lëkurës

Lëkura e shëndetshme dhe e hidratuar ka veti që të ta mbrojë fytyrën kundër papastërtive të ndryshme që vijnë nga mjedisi.

Forcon funksionin e detoksifikimit

Qelizat e shëndetshme kanë aftësinë të eliminojnë toksinat dhe aftësia e lëkurës për të detoksifikuar varet nga lëkura e hidratuar në mënyrë efektive.