Ditën e sotme, Dijonis Biba ka ndërprerë në mes rrugëtimin e tij në “Ferma VIP”. Fermerët kanë reaguar me njëri-tjetrin këtë vendim të papritur të tij.
Pjesë nga biseda:
Ditea: Unë mendova që kur na thërriti me kaq urgjent do lexoj ndonjë zarf
Gloria: Ishte pretendent për fitues
Ditea: Po, ka dalë i preferuar gjithmonë
Gloria: Ai e dinte shumë mirë që ishte një nga pretendentët
Flori: Po ça e ka bërë atëherë të iki. Të durosh 50 ditë dhe të ikësh. Jo është e pashpjegueshme. Në trurin tim nuk bën sens fare
Elsa: Ka qenë ndonjë gjë e tij personale që nuk ja ka dal dot më të rrijë këtu
Ditea: S’do të rrijë më i mbyllur
Elsa: Mos të harrojmë atë që edhe unë edhe ai kemi përjetuar, ankthin që të jep ajo gjëja këtu brenda. Për mendimin tim mendoj se është diçka personale
Ditea: Më vjen keq!
Gloria: Të na kishte lajmëruar që unë në fund të kësaj dite do iki dhe të kalonim bukur.
Nga ana tjetër, Xhesika tregoi se çfarë i tha Dijonisi para largimit. Ajo shprehet se ai ka palosur rrobat direkt dhe i ka thënë vetëm që ika.
“I thashë unë ça ke, ça po bën? Fap fap palosi rrobat dhe ika më tha mua”, tregon Xhesika. /vizionplus.tv
View this post on Instagram