E mbani mend Carrie Bradshaw në “Sex and The City” dhe mënyrën se si ajo bënte pazar? Dëshira për të “qenë perfektë” është problem i shumë personave në ditët e sotme, por ka një anë të errët që fshihet pas kërkimit për masën perfekte në veshjet tona.
Numrat e veshjeve janë të lidhura ngushtë me steriotipe standardesh bukurie dhe dietash që e udhëheqin shoqërinë deri në pikën kur nxisin dhe aktivizojnë probleme serioze psikologjike me imazhin e vetes, vetëbesimin apo ushqyerjen. Në këtë konkluzion bien dakord ekspertët, si Ana Morales dhe María Ramírez, psikologe dhe eksperte të lidhjes së ushqimit dhe emocioneve.
Të dalësh për pazar dhe mos e gjesh masën tënde ose të provosh një masë të re është shumë e zakontë, në radhë të parë sepse markat kanë mënyra të ndryshme të përcaktimit të tyre, por edhe për arsye të tjera. Ky detaj jo gjithmonë merret parasysh nëse je person shumë i fiksuar me detajet.
“Me dëshirën për t’u përshtatur rritet rreziku për probleme të shëndetit mendor dhe sëmundje si bulimia, apo anoreksia”, deklaron María Ramírez.
Këshilla për të menaxhur situata të tilla nisin nga:
Vendosi vetes qëllime të reja dhe shpërqëndrohu nga numrat
Kultivo dashurinë ndaj vetes, çdo ditë
Kujdesu për veten çdo ditë me një rutinë të caktuar
Festo çdo arritje, sado e vogël të jetë
Shkëpute veten nga paisjet digjitale
Praktiko mirënjohjen.