Këngëtarja Besa Kokëdhima, e cila ka përfaqësuar Shqipërinë me këngën “Titan”, s’ka mundur ta kualifikojë vendin në finalen e Eurovision.
Besa Kokëdhima ishte renditur e 2-ta në radhë për të performuar në gjysmëfinalen e dytë të Eurovision 2024, një nga ngjarjet muzikore më të ndjekura në botë.
Por rrugëtimi i këngëtares është ndërprerë aty pasi s’ka mundur të kualifikohet në finale.
10 shtetet që patën sukses në votimin publik të së enjtes ishin:
Letonia
Austria
Holanda
Norvegjia
Izraeli
Greqia
Estonia
Zvicra
Gjeorgjia
Armenia
Gjashtë vendet e eliminuara ishin Shqipëria, Malta, Belgjika, Çekia, Danimarka dhe San Marino.