Gledisi dhe Renisi gjatë një bisede së bashku folën për eliminimet që kanë ndodhur deri më tani në “Ferma VIP”.
Gledisi, i cili e ka provuar shpesh herë ndjesinë e nominimit, por ka fituar sfidat vendimtare përballë fermerëve të tjerë, theksoi se nuk e priste të qëndronte kaq gjatë në këtë format.
Ai u shpreh se shtëpia tani duket bosh dhe loja ka qenë sfiduese për të.
Të premtën e kaluar, Gledis dhe Valeri u përballën në një sfidë, e cila u humb nga ky i fundit.
Pjesë nga biseda:
Gledisi: Eh more Renis si po boshatiset shtëpia. Kur lëviz nëpër shtëpi duket bosh dhe nëse largohet dhe dikush tjetër sot…
Renisi: Duket bosh, s’ke çfarë bën, është loja e tillë.
Gledisi: S’e prisja të qëndroja kaq gjatë. /vizionplus.tv/
View this post on Instagram