ShowBizzz

“Ndjenja e mia i përkasin…”- A është rikthyer me Afrona Dikën pasi i dhanë fund martesës, Blero zbulon të vërtetën dhe “thumbon” ish të dashurën misterioze

Këngëtari, Blero Muharremi i ka dhënë fund aludimeve se është rikthyer me ish-bashkëshorten e tij, Afrona Dika, pasi ish-çifti u shfaqën së bashku në podcast-in e biznesmenes rreth 2 vite pas ndarjes.

Blero ka sqaruar se nuk është rikthyer me Afronën, duke shtuar se qëllimi i intervistës ka qenë për të dhënë një shembull të mirë.

“Duhet komunikuar gjithmonë haptas, edhe pse dikur keni qenë çift dhe duhet ta ndryshoni raportin në diçka të shëndosh dhe njerëzore”, theksoi ai, duke shtuar se s’ka pasur asnjë qëllim tjetër.

Ai tregoi se është single, teksa theksoi se ndjenjtat e tij i përkasin vetëm vajzës së fundit me të cilën ka qenë në një lidhje, identitetin e së cilës e mbajti sekret.

Por këngëtari ka “thumbuar” ish të dashurën duke u shprehur se nuk i intereson nëse është prekur nga intervista në podcast-in me Afrona Dikën, pasi sipas tij as “ajo nuk eshte ndare ne menyren e duhur”.

“OK Mduket qe duhna mi kjartesu nje gje! Eshte keqkuptu totalisht podcasti jem me Afronen. Podcasti ka qen me nje qellim te mir me jep shembull te mir si gjithe, qe duhet me komuniku gjithmon haptas edhe pse dikur keni qen qift dhe me ndryshu raportin ne dicka te shendosh dhe njerzore (tjetra eshte qe podcasti eshte edhe pune). Por … nuk kisha qen i drejt nese them qe nuk kam pas edhe nje qellim tjeter mbrapa ksaj! E kam kuptu qe mundet edhe dikush tjeter me u prek prej ksaj, por nuk me ka interesu aspak, sepse edhe ajo nuk eshte ndare ne menyren e duhur.

Tani vim tek thelbi, per te cilen arsye eshte shkruar ky tekst, qe te ndalohen aludimet.. Ndjenjat e mia i perkasin plotesisht personit te fundit me te cilen kam qen ne lidhje, qe do te thot “bebes”. Statusi jem eshte single, qe ta kjartsojm edhe ket qeshtje. Faleminderit per kohen e juaj”, shkruan Blero.