FermaVIPShowBizzz

A e ka Ditea bekimin e motrës për një lidhje në Ferma VIP? Sarah flet për raportin me Dijonisin

Ditea Berisha ka qenë një ndër fermert më të komentuara të Ferma VIP. Kjo jo vetëm për lojën e saj, por edhe për ngacmimet që ka marrë nga djemtë me të cilët po bashkëjeton këto muaj.

Por, e ftuar në Ferma Club me moderatorët Alma Çelaj dhe Syrjan Rahova, motra e Diteas, Sarah Berisha tha se fermerja i ka synimet e qarta dhe se një lidhje dashurie nuk është aspak në planet e saj.

“Ditea e di qëllimin e qartë pse ka hyrë në fermë. Nuk dua të them që kishte diccka të keqe Dijonisi apo Albano. Por Ditea nuk do krijonte një marrëdhënie në Fermë. Nuk është problemi te djemtë. Ditea e ka mbështjetjen time për ccdo gjë që bën. Është e vështirë të shohësh një familjar brenda që krijon një lidhje. Sepse i njeh personat direkt aty brenda”, u shpreh Sarah Berisha./vizionplus.tv

View this post on Instagram

A post shared by Vizion Plus (@vizionplustv)