Aktorit Jul Deda i është bërë një surprizë e bukur pak më parë brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”.
Në shtëpinë ku aktori ndodhet i izoluar prej muajsh tashmë, është hedhur një tufë me trëndafila blu nga helikopteri.
View this post on Instagram
Mes lotësh gëzimi, aktori ka falenderuar personin që vendosi t’i bënte këtë surprizë të bukur, ndërsa banorët po e pyesnin me kuriozitet se kush mund të ishte ky person.
Megjithatë, në rrjet janë ngritur aludime se Juli sapo mori një mesazh të koduar për lojën që ai po bën në BBV.
Ndjekësit e kanë lidhur surprizën e Julit me deklaratën e ish-banores së BBV 1, Fifit, e cila u shpreh se para hyrjes në program kishte vendosur kode me familjarët për ti treguar ecurinë e saj në lojë. Këto kode, ish-banorja i merrte nëpërmjet çorapeve. “Çorapet blu ishin ‘qetësohu’, të kuqet që je ‘flakë fare’ dhe çorape me figura që ‘po luajnë me ty’”, tha Fifi pak kohë më parë.
Nëse aludimet për Julin janë të vërteta, çfarë ‘kodi’ apo sinjali mund të jetë ngjyra blu për atë, pasi kjo nuk është hera e parë që aktori merr surprizë me të njëjtën ngjyrë.
lokimagazine