FermaVIPShowBizzz

“Ferma në festë”, sfida e re për fermerët, çfarë vendosi Agai?

Elsa lexoi zarfin e dhënë nga Agai gjatë kohës kur mbante postin e kryefermeres. Ajo tha se bëhej fjalë për një kocert muzikor që do të realizohej nga fermerët.

Ata do të zgjedhin 10-12 këngë, të tyret ose jo dhe do të zhvillojnë një koncert artistik me drejtoreshë Elsën dhe ndihmësin e saj Renisin, të cilin e zgjodhi vetë  fermerja.

“Elsa, Agai ka një mision artistik për ty. Na keni dhuruar momente shumë të bukura në fermë duke luajtur në piano dhe kitarë e keni kënduar e kërcyer. Agai ka vendosur që të organizojë një koncert të titulluar “Ferma në festë” dhe të ngarkon ty si drejtore artistike e këtij koncerti, ndaj duhet të filloni sa më shpejt me përzgjedhjen e materialeve muzikore, ku do të përfshihen 10-12 këngë. Materialet muzikore mund të jenë këngë të artistëve që janë në fermë, por edhe covera të ndryshme. Agai do t’ju mundësojë të gjithë mbështetjen teknike për realizimin  e një koncerti dinjitoz. Filloni me përzgjedhjen e këngëve e më pas me provat. Agai do t’ju njoftojë në vijim për datën e koncertit. Na dhuroni një festë, ashtu siç ju di“, lexoi në zarfin e dhënë Elsa./vizionplus.tv