FermaVIPShowBizzz

Punë dhe batuta, si nisi dita në “Ferma VIP”

Albano, Himena dhe Valeri ishin tre nga fermerët që u angazhuan me punët e fermës këtë mëngjes.

Albano dhe Himena mblodhën vezët dhe pastruan stallat së bashku, ndërsa Valeri moli lopën.

Përveç punëve nuk kanë munguar as batutat mes njëri-tjetrit.

Himena tha se ajo do ta marrë burrin 18 vjeç në mënyrë që ai të punojë. Kjo shaka shkaktoi të qeshura mes fermerëve por edhe “ngacmime”.

Pjesë nga biseda:

Valeri: Do ta marrësh burrin 20 vjeç?

Himena: Jo do marr një 18-vjeçar.

Albano: Çfarë do të marrësh?

Himena: Një burrë 18-vjeçar.

Valeri: Himena tha se do ta marrë burrin 20 vjeç kur të plaket që t’i bëjë punët.

Albano: 20 vjeç? Pse e do 20 vjeç?

Himena: Jo jo nuk do e marr, se më merr fermën ai.  /vizionplus.tv/