ShowBizzz

“Ishte si film”/ Takimi me Meritonin, flet Ilnisa: Po më dilte zemra vendit

“Po më dilte zemra vendint”- kështu u shpreh Ilnisa Agolli për takimin me Meriton Mjekiqin pak kohë më parë.

Ajo hyri në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania” për të surprizuar partnerin e saj, Meritonin, moment që emocionoi jo vetëm çiftin por edhe publikun.

Teksa ishte e ftuar së fundmi në “Mos i bier me top”, Ilnisa tha:

Isha shumë e emocionuar, unë u murosa. Njeriut dhe i ndodhka të përmbahet. Kur më tha çfarë ke je e mërzitur, vëre kokën te unë, aty u lëshova. Po më dilte zemra vendit, prandaj më tha pse je kaq e emocionuar, ishte si një film. Ishin emocione të vërteta, më erdhi rrahja e tij në vesh. Lidhja ime u keqkuptua në fillim, por u kuptua në fund. I përulem publikut”-u shpreh Ilnisa.



lokimagazine