Le të fluturojmë e të dëgjojmë talentin e tij, ashtu siç quhet dhe kënga e tij më e re. Ky është Lindi, shqiptari me talent dhe stil, që jeton në Wuppertal, në Gjermani, dhe që ka 10 vite që merret me muzikë.
Rilind Pllana është emri i tij i plotë, dhe tash e dy vite ka filluar të bëjë muzikë më profesionalisht, siç është edhe “Fly with me”, e publikuar këto ditë me ritme të ngjeshura në Spotify.
Lindi ka bashkëpunuar me Fole për publikimin dhe shpërndarjen e këngës, dhe për të, muzika shqipe është më e sigurt dhe pse jo, atje ku jeton, të gjithë e duan dhe e njohin muzikën shqipe.
Ne mësojmë se ai këto ditë po qëndron në Egjipt, ku është në pushime, por po ashtu po realizon një videoklip të ri që pritet të publikohet pas disa javëve. Ka shumë artistë shqiptarë që e ndjekin, duke filluar nga Ledri Vula, Kresha, Buta, Dafina, etj. Ka talent dhe po ecën deri tani me forcat e veta, ndërsa për një bashkëpunim në të ardhmen do të donte ta kishte me Noizy ose Dafinën.
Ne ju ftojmë ta dëgjoni duke e shkarkuar atë në Spotify dhe ta ndiqni artistin edhe në Instagramin e tij për më të rejat me emrin LINDI.supernecessary.BS.