Roza Lati ka qenë e eleminuara e radhës në BBV, vetëm pak ditë para përfundimit të këtij edicioni.
E njohur për natyrën provokuese, pak ‘pikante’ dhe pa filtra, Roza ka shfaqur veten në të gjitha dimensionet e saj në shtëpinë e BBV.
Pas daljes, ish-banorja ja qenë e ftuar në “Fan Club”, ku ka dhënë deklaratat e saj të para sa i përket qëndrimit të saj dhe lojës në BBV.
Ndër të tjera, ajo u shpreh se ka hyrë në këtë eksperiencë në vitin e saj më të errët, me shpirtin e vrarë dhe ka dashur që publiku ta njohë edhe përtej punës së saj si moderatore, ku dhe ajo vet ka njohur veten e saj edhe më shumë.
“Kam dashur të më njohin zemrën si jam unë, roza e vërtetë. Të jesh vajzë ekrani, karakter rebel si puna ime, më kanë përndjekur paragjykimet si gocë arrogante dhe menefregiste. Ndërkohë jam ndryshe. Doja të më njihnin këtë anën tjetër, shpirtin tim të vrarë dhe vajzat ne pozicionin tim te gjenin veten.”
Më tej ajo foli pak edhe për “telefonatën’ me foshnjën që abortoi.
“Çfarë të bën bb. Ti e njeh veten në momentin më të vështirë. Une e njihja veten 95%, bbv më bëri të njoh dhe atë 5% tim. Nuk dua të flas për ish-partnerin”– tha Roza.
lokimagazine