Këngëtaret Çiljeta Xhilaga dhe Elsa Lila kanë kujtuar sot Dijonis Bibën, i cili la në mes rrugëtimin e tij në “Ferma VIP” pak ditë më parë, për shkak të mospërballimit të izolimit.
Dyshja, teksa e kanë përshëndetur, i kanë kërkuar fermerit që t’i përshëndesë ato me ndonjë dron.
Pas kërkesës, Elsa i ka kujtuar Dijonisit se do të takohen së bashku për kafe, sapo ky rrugëtim të mbarojë.
“A do vish? Hajde na përshëndet të paktën me ndonjë dron ne shoqërinë e vjetër, dorën e “Ferma VIP. Thuaj bespremat e fermës, përshëndetje nga qytetërimi. Hajde se do pimë ndonjë kafe kur të dalim”, tha Elsa./vizionplus.tv
View this post on Instagram