Ky rrëfim i stilistit të Zendaya-s nuk tregon asgjë tjetër veç ashpërsisë me të cilën përballen artistët e rinj. Kur askush nuk ia njeh talentin dhe refuzon t’ia zgjasë dorën. Pa e ditur se kush do të bëhej, disa shtëpi mode nuk kanë pranuar as ta veshin. Stilisti i saj i zbulon me emra.
Zendaya aktualisht është vajza e preferuar e Hollivudit, por sipas stilistit të saj, Law Roach, ajo ende nuk është në radarin e disa prej shtëpive kryesore të modës.
Roach zbuloi se Saint Laurent, Chanel, Valentino dhe Gucci refuzuan të vishnin Zendaya gjatë ditëve të para të karrierës së saj.
Këtë e zbuloi në episodin e së enjtes, 9 maj, të podcast-it “The Cutting Room Floor”.
“Ata të gjithë po i thoshin, Jo. Provoje përsëri vitin e ardhshëm,” shpjegoi Roach, duke shtuar se edhe kur Zendaya pati kopertinën e saj të parë të Vogue në qershor 2017, ajo “ende nuk ishte veshur kurrë nga ata stilistë”.
Ndërsa Zendaya mund të mos ketë veshur Saint Laurent, Chanel apo Gucci, ajo ka veshur një mori markash të tjera të lakmuara.
Në Met Gala 2024 të hënën e 6 majit Zendaya bëri histori kur shkoi dy herë në tapetin e kuq në Muzeun Metropolitan të Artit. Së pari, ajo mbërriti me një fustan të Maison Margiela Couture.
Rreth dy orë më vonë, pak para se gala të fillonte seriozisht, Zendaya u rishfaq në tapet me një fustan të zi nga koleksioni i modës pranverë/verë 1996 i Givenchy.
bal