ShowBizzz

Luizit i mbaron kontrata, dhe ka një mesazh për Top Channel!

Luizit i mbaron kontrata, dhe ka një mesazh për Top Channel!

Luiz Ejllit ditën e sotme i ka mbaruar kontrata njëvjeçare me Top Channel. Pas famës së madhe që mori në “Big Brother VIP”, televizioni zgjodhi që ta merrte në menaxhim këngëtarin që kur ai ndodhej brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Të shumta ishin kontratat e bashkëpunimet që bizneset dëshironin të kishin me Luiz Ejllin, ku vetëm në Instagram ai mundi të grumbullojë mbi 600 milionë mbi ndjekës.

E tashmë kësaj kontrate me Top Channel, i ka ardhur fundi dhe lajmin e ka dhënë vetë Luiz Ejlli me anë të një postimi në rrjetin e tij social Instagram “Faleminderit për bashkëpunimin njëvjeçar Top Channel”, ka shkruar këngëtari, teksa ka publikuar një foto të tijën kur ishte në BBV.

Luizit i mbaron kontrata, dhe ka një mesazh për Top Channel!

Kujtojmë që pak ditë më parë Luizi dhe Kiara Tito janë bërë prindër për herë të parë. Ata u bekuan me një vajzë të cilën e pagëzuan me emrin Luna.

 

 
 

 
 

View this post on Instagram

 

 
 
 

 
 

 
 
 

 
 

A post shared by Kiara Tito (@kiaratito)



bal