ShowBizzz

Eurovizioni mbaroi, por të gjithë po flasin për francezin Slimane

Pjesëmarrja e Francës në Eurovizionin e këtij viti i përket momenteve më karakteristike të finales, të cilat u diskutuan në rrjetet sociale.

Slimane dhe performanca e tij “Mon Amour” u adhuruan si nga Malmö Arena ashtu edhe nga teleshikuesit të cilët dëgjuan 34-vjeçarin duke kënduar pothuajse disa metra larg mikrofonit.

Performanca e Slimane në Eurovizion

Ai është i njohur pasi fitoi ‘The Voice’ në Francë në vitin 2016. Slimane është bërë i famshëm dhe është ngjitur në top lista, me 3 milionë dëgjues mujorë në Spotify dhe mbi 2 milionë shitje albumesh.

Ai quhet Slimane Nebchi, por artistikisht njihet thjesht si Slimane. Që atëherë, Slimane ka pasur një karrierë mbresëlënëse solo dhe ka më shumë se 25 këngë në tabelën franceze të këngëve. Ai gjithashtu ka marrë pjesë në programe të ndryshme televizive, si “Nouvelle Star”, versioni francez i “Pop Idol” dhe spektakli i lojës “Fort Boyard”.

Ai ka lindur më 13 tetor 1989 në Celle, Saint-et-Marne, Francë dhe është me origjinë algjeriane nga gjyshërit e tij, të cilët emigruan në Paris. Para Voice, francezi që bëri për vete publikun, publikoi këngët e tij online. “Mon Amour”, me të cilin fitoi vendin e 4-të në Eurovizion, është shkruar nga vetë Slimane.

Ai ka një vajzë, së cilës ia kushtoi pjesëmarrjen në Eurovizion.