Personazh i radhëa në rubrikën “Muzikë kur dëgjoj” në E diell ishte Era Rusi
Ajo u surprizua nga mbesa, motra dhe babai.
“Tezushiii, ky mesazh është për ty! Ne të dyja jemi shumë të lidhura dhe dua që ta dish se ke qenë gjithmonë një suport i madh për mua, por edhe një shoqe e vërtetë që më ka ndihmuar për çdo situatë që unë kam pasur nevojë. Ne kur jemi bashkë vetëm qeshim dhe tallemi me njëra-tjetrën, ti bën rolin e të voglit, unë të të madhit. Për mua kjo shoqëri që kemi ne është marrëdhënie shumë e veçantë dhe kushdo do donte të kishte atë që kemi ne. Unë të dua shumë dhe të puth fort”, ishte mesazhi i mbesës për të.
Era foli për herë të parë edhe për partnerin e saj, duke thënë se nuk ka dalë asnjëherë në publik me të për shkak se ai nuk është një personazh publik dhe ajo e respekton këtë gjë.
“Ai nuk është njeri i kameras dhe unë e kam respektuar këtë. Jam shumë e lumtur, nuk di të flas për dasmë”, tha këngëtarja.