ShowBizzz

“Ik se na ke hapur barkun”/ Plas debati i ashpër mes Romeo Veshajt dhe Egla Cenos: Ai që e ka mizën brenda…

Kur na ndajnë me pak se dy javë nga finalja e Big Brother VIP, banorët kanë intensifikuar debate dhe sulmet ndaj njëri tjetrit.

Romoe Veshaj dhe Egla Ceno janë përplasur me njëri tjetrin. Aktorja ka qenë duke folur me Gracianon, duke i thënë se “i ka sosur durimi me disa banorë”.

Më pas ka ndërhyrë Romeo, që mesa duket e ka kuptuar që Egla e ka pasur me atë. Aktori e ka quajtur Eglën “bukëshkalë” dhe njeri që nuk respekton.

“Je njeri që nuk ke respekt, shan edhe në gjumë”, i tha Romeo, Eglës.

Egla: Më ka sosur durimi nga të gjithë këta që mezi presin të kapin ndonjë copë, nganjë ngastër. Kjo që ndjej në ajër ma shpif. Tani rri rehat se nuk do e marrësh atë që do të marrësh

Graciano: Kujt po ja thua? Njerëzve këtu, po i drejtohesh banorëve?

Egla: Kambanat bien për kë ka vesh Graciano, nëse ty nuk të bie në vesh nuk është për ty

Romeo: Është me spond ore kalë

Egla: Ai që e ka mizën brenda e di..e ndjen

Romeo: Shfrytëzuesja e situatave, njeriun që nuk e zë gjumi natën pa ofenduar, njeriu që flet në gjumë në ofendime, njeriu që nuk respekton tjetrin kur lexon letrën, por të shan në vesh. Kokrra e falcos.

Egla: Djali më mirënjohës që kam njohur…

Romoe: Ti je mosmirënjohësja, ti je bukëshkalë. Vetëm ti nuk mund tëe flasësh për mirënjohje. Ti je bukëshkalë.

Egla: As të kuptoj dhe as dua të të kuptoj. Nuk bie unë në nivel bukëshkalë. Ke gje për të thënë, thuaje

Romoe: Je njeri që nuk ke respekt, shan edhe në gjumë

Egla: Ky është mendimi yt, faleminderit.

Romeo: Mos më thuaj mua kambanat bien për ata që kanë veshë

Romoe: Njeri fallco. Ik se na ke hapur barkun