Xhesika dhe Çiljeta janë “përballur” me njëra-tjetrën, pasi kjo e fundit tha se Xhesika merret me fjalë dhe ndërhynë në çdo debat, bisedë që si takon.
Pas bashkëbisedimeve dy fermeret janë sqaruar me njëra-tjetrën.
“Xhesi qëlloi në bisedën time me të Elsës dhe dëgjoi diçka nga muhabeti jonë. Më vonë kur laj enët më thotë Ditea ke për të diskutuar ndonjë gjë se na tha diçka Xhesi. Më thotë Xhesi po unë dëgjova diçka në tualet dhe nuk më sqaroi asgjë. Nuk doja që biseda ime me Elsën të dilte më tutje. Edhe në atë moment i thashë Xhesit mos u merr me llafe dhe kështu degradoi situata. Mendoja se ishte më e drejtë që xhesi të shkonte t’i thoshte Elsës për ça është mërzitur ose mua, edhe jo t’ua thoshte tjerave se na ka kolege dhe mikesha. Unë besoj tek miqësitë e vërteta sepse më ka ndodhur me Elsën dhe Albanon. Nuk quhet miqësi e vërtetë kur ti 3 orë je mirë dhe qesh edhe 3 orë i thua fjalën e fundit. Këto njëra-tjetrës i kanë thënë edhe fjalën e fundit, ju ia keni thënë se unë nuk gënjej. Kjo nuk më pëlqen”, tha Çiljeta.
“Nuk mendoj se është taksative nëse zihesh njëherë, treherë, apo pesëherë derisa gjërat nuk kanë kaluar në personale apo të jemi sharë. Mua nuk më kanë prekur as në nivel artistik as njerëzor, nuk më kanë prishur imazhin këtu. Çili e thotë vetë që duhet të kemi harmoni dhe unë kam zgjedhur që me njërzit që kam pasur pakënaqësi të ulem dhe të sqarohem. Përsa i përket faktit që merrem me fjale, për fatin tim të mirë unë nuk kam thënë asgjë personale. Doja të dija çfarë ka ndodhur, mendova se kishte të bënte me zarfin e Elsës. Uroj që Elsa të mos preket nga kjo gjë.U lëndova nga fjalët e Çilit, por u sqarova dhe nuk do mbaj mëri me të kurrë”, tha Xhesika./vizionplus.tv