ShowBizzz

A bën Ramushi punë shtëpie? Anita Haradinaj zbulon anën e panjohur të kreut të AAK-së

Ramush Haradinaj është një figurë e dashur për shumë shqiptarë në Kosovë dhe Shqipëri. Daljet e tij mediatike janë më së shumti në lidhje me politikën, e rrjedhimisht, pak dihet për jetën personale të ish-kryeministrit të Kosovës.

Disa kuriozitete na i ka shuar mbrëmjen e kaluar bashkëshortja e tij Anita Haradinaj, e cila ishte e ftuar “Në Kurthin e Piter Pan”.

Jordan: Babi im kur vjen vonë në shtëpi, mami i thotë: Ku ishe o burrë, po ti çfarë i thua Ramushit?

Anita: Po pse erdhe o burrë i dheut, se na hape telashe!

Jordan: A bën xhaxhi Ramushi ndonjë punë në shtëpi?

Anita: Ramushi nuk bën punë në shtëpi.