ShowBizzz

“Gjysma e shpirtit tim u shua bashkë me ty”, ish banorja e BBV humb babanë!

Ish-banorja e BBV1 dhe këngëtarja Xheisara Frisku ka ndare nje lajm tejet te trishtë me ndjekësit këtë të martë, në ‘Instagram’. Përmes një story ajo ka tregoi dhimbjen e madhe me te cilen po perballet, pasi i ati ka ndërruar jetë.

"Gjysma e shpirtit tim u shua bashkë me ty", ish banorja e BBV

`Gjysma e shpirtit tim u shua bashkë me ty, babi’, – shkroi ajo mbi fotografinë e saj, kur ka qenë e vogël krah të te atit.

"Gjysma e shpirtit tim u shua bashkë me ty", ish banorja e BBV

 

Gjate qendrimit ne shtepi, Xheisara pati rrefyer se kishte lindur në qytetin e Burrelit dhe është përballur me paragjykime të shumta pasi babi i saj është invalid. E po ashtu, mes shumë gjërash zbuloi se vuan nga epilepsia. “Para se të lindja unë, babai u plagos pas koke dhe humbi kujtesën. Dhe nuk dihej nëse do bënte fëmijë. Pastaj linda unë dhe pjesën më të madhe të jetës e kam kaluar në spital. Kam pësuar disa vdekje klinike. Pastaj zbuluan se vuaj nga epilepsia. Ëndrra ime më e madhe ishte të bëhesha këngëtare. Por, gjithmonë të tjerë thoshin se nuk do ia dilja. Thoshin se jam gjynah. Unë nuk kam asgjë dhe do ua vërtetoj të gjithëve. Edhe unë një njeri me epilepsi dhe vajza e një invalidi do ia dal”, u shpreh Xhesi.