Maki Bajrami është gazetarja e njohur e “Klan Kosovës”, të cilen e kemi parë të përfshirë në emisione të ndryshme.
E nisi me “Prive”-në dhe shoëbizin, për të vazhduar me gazetarinë sportive dhe përfshirjen e saj si prezantuese në emisionin e sportit në “Klan Kosova”.
Një nga gazëtaret më të njohura e të pashme të këtij mediumi, përmes faqes së saj në “Facebook”, ka bërë të ditur largimin e saj.
Ky është njoftimi i plotë: “11 vjet, kaq ishte rrugëtimi im në Klan Kosova. Qindra kronika nga terreni dhe po aq paraqitje nga studio, në emisione të ndryshme, përtej punës dhe përvojës ishin momente pasioni e kënaqësie për gazetarinë. Jam e lumtur që pata mundësi t’i jap Klanit më të mirën time, por dhe falënderuese për atë që Klani më dha mua ndër vite. Ishte privilegj të ndanim përgjegjësi të punës me shumë kolegë profesionistë dhe me plotë të tjerë të rinj e me më pak përvojë. Puna në Klan ishte ndër përvojat më të bukura dhe kujtimet që krijova aty do të mbeten të paharrueshme. Faleminderit të gjithëve. Mirupafshim!”
ks