Bota

Ndërron jetë fituesja e çmimit Nobel për Letërsinë, Alice Munro

Shkrimtarja kanadeze e tregimeve të shkurtra dhe fituese e çmimit Nobel, Alice Munro, ka ndërruar jetë në moshën 92-vjeçare në një shtëpi të moshuarish në Ontario.

Ajo vuajti nga demenca për më shumë se një dekadë.

Alice është quajtur “Chehov kanadeze” dhe vepra e Munro-s bazohet në forma dhe tema të lëna pas dore tradicionalisht nga rrjedha letrare.

Vonë në jetë reputacioni i Munro-s filloi të rritet dhe historitë e saj të nënvlerësuara për njerëzit në Kanada fituan një sërë çmimesh ndërkombëtare.

TS Poll - Loading poll ...

Ajo ka botuar më shumë se dhjetë përmbledhje me tregime të shkurtra dhe ka marrë Çmimin Nobel për Letërsinë në vitin 2013.

Monro fitoi çmimin Booker në vitin 2009 dhe tri herë çmimin e Guvernatorit, çmimi më prestigjioz letrar i Kanadasë.



/tiranapost