ShowBizzz

Rike Roçi: Ëndrra ime është të bëhem nënë

Kanë kaluar më shumë se katër muaj që nga nisja e Big Brother VIP Albania 3, ndërkohë që finalja e madhe do të mbahet më 25 maj.

Gara veçse po bëhet më e ashpër, teksa deri më tani janë përzgjedhur dy finalistë: Romeo Veshaj dhe Julian Deda.

E ftuar së fundmi në “Ndryshe” ka qenë ish-konkurrentja Rike Roçi, e cila ka komentuar rrugëtimin e saj në këtë format.

Ajo mes tjerash thotë se ëndrra e saj më e madhe është që të bëhet nënë.

“Ëndrra ime është të bëhem nënë…”, u shpreh biondja.

Derisa iu kërkua të krahasonte meshkujt shqiptarë me ata italianë, biondja u shpreh: “Ju këtu jeni shumë maskilistë. Jo që nuk i respektoni vajzat, por… Jeni dominant ju! Italiani është më xhentil kur të ngacmon. Të hap derën kur futesh në makinë, të hap derën e restorantit…”.

Rike është pëlqyer tejet shumë për lojën e saj në këtë reality shou, si një karakter i sinqertë dhe pozitiv.