Pas disa muajsh pa projekte muzikore, Mozzik u rikthye me një informacion të rëndësishëm për të gjithë adhuruesit e muzikës së tij.
Ai ka zbuluar se gjatë kësaj kohe ka punuar në albumin e ri i cili quhet “Mërgimstari”.
Përmes një njoftimi në Instagram, reperi thotë se janë 20 këngë për të cilat shkroi: “Besën e keni që keni me ngu albumin më të fortë në shqiptari ndonjëherë”.
Mozziku s’ka dhënë ende asnjë datë të publikimit të albumit, megjithatë tha se këto ditë zbulon edhe informacione tjera.
ks