Me rënien e gongut, fermerët të ndarë në grupe kanë nisur punët e fermës.
Gjatë kujdesit për kafshët, Baby G është “përplasur” me Valerin, pasi ky i fundit ka kritika për punët dhe detyrat që fermerja bën në fermë.
Në bisedë ka ndërhyrë edhe Flori, i cili i kujton Valerit mbrojtjen që i ka bërë Baby G gjatë kohës që ai ishte kryefermer. Mes të dyve nuk kanë munguar kunjat dhe ironitë.
Pjesë nga biseda:
Baby G: Kur unë nuk jam duke bërë punët ti mund të më ndihmosh, por derisa unë jam duke bërë punët kush je ti të më tregosh mua të bëj punë apo mos të bëj. Kur jam duke bërë punët nuk mundesh të më flasësh. A e kuptove?
Valeri: Je duke bërë rrap më duket. Ej Baby G & Flor që s’prek punë me dorë. Ah ça t’i bëj Çiljetës se kemi javën e paqes dhe po ju marr me të mira, se do t’i bënit të gjitha
Flori: Kur ishe kryefermer, dy njerëzit që të mbrojtën ishin Gloria dhe Baby G. Tani vazhdo ti, jepi gojës
Valeri: Ka punuar dhe kur ishte kryefermere Gloria, e kam vënë re. Po është treguar e shkathët, ka kapur klipet në atë periudhë. A bëjm sikur zihemi që të kapim spektaklin?
Flori: Ne të dy?
Valeri: Po
Flori: Ne të bëjmë sikur pajtohemi se të zihemi sikur s’ka kuptim
Valeri: Po asnjëherë se kapim spektaklin, lodhemi kot
Flori: Mirë që e paske kuptuar. T’u desh shumë?
Valeri: Jo po në fakt ngaqë se kam menduar kapjen e spektaklit dhe tani po e mendoj kur shikoj shembujt
Flori: O Baby G kam faj unë tani, që ti kur ishte kryefermer Valeri e mbrojte. A e ke mbrojtur Valerin kur ka qenë kryefermer që të ka pëlqyer puna?
Baby G: Po h pra, unë fol mirë për Valerin dhe Valeri nuk më respekton
Valeri: Po ti e ke gabim, se do ata që s’duhen dhe do s’do ata që duhen. Je pak e koklavitur
Baby G: Mua veprat më tregojnë gjithçka, jo fjalë. /vizionplus.tv