Lajm i keq për të gjithë fansat e Jennifer Lopez dhe Ben Affleck, pasi duket se çifti po shkon në një drejtim që mund të përfundojë në një divorc. Që kur u rilidhën pas gati dy dekadash ndarje, çifti vendosi të martohej shpejt dhe të përpiqej të jetonte një jetë së bashku.
Të shumta kanë qenë fotografitë e kapura nga paparacët që tregojnë se Ben Affleck të mërzitur e shqetësuar. Edhe pse çifti ka gjedhur t’i mohojë këto lajme duke bërë dalje ku shihen të lumtur, së fundmi mediat e huaja thonë se Beni dhe Jennifer ndoshta do të divorcohen.
Kjo për disa arsye. Jennifer Lopez është parë në shumë vende e vetme, pa Ben Affleck. Ajo e festoi ditën e nënës e vetme me miqtë ndërsa Ben ishte vetëm në Tom Brady Netflix Comedy Roast. Ndërkohë që burime të afërta me çiftin thotë se këta të dy tashmë po përpiqen t’i bëjnë gjërat të funksionojnë përmes terapisë në çift.
Sipas burimit, Beni është ai që po përpiqet ta bëjë të funksionojë sepse nuk dëshiron që një martesë e dytë të dështojë. Sipas kësaj burimi, ata e njohin Ben Affleck-un për më shumë se dhjetë vjet dhe e dinë mirë situatën brenda shtëpisë së atij çifti.
Nëse gjërat vazhdojnë ashtu siç po shkojnë për momentin, ekziston një mundësi e madhe që së shpejti të raportojmë për një divorc të mundshëm. In Touch po raporton gjithashtu se Ben Affleck tashmë është larguar nga shtëpia që blenë së bashku vitin e kaluar. Përsëri, as Ben Affleck dhe as Jennifer Lopez nuk kanë komentuar këto raporte nga In Touch Weekly.
bal