Secili njeri ka një talent, e disa kanë talente të fshehura të cilat fatkeqësisht nuk arrijnë ti zbulojnë asnjëherë.
Më në fund edhe në Kosovë është e mundur të zbuloni talentet e prirjet tuaja, të cilat mund të jenë të fshehura si thesare të pazbuluara brenda jush.
A keni dëgjuar për Verbatorian? Për ju që nuk e dini, të themi që është një mjet për vlerësimin e talenteve që matë potencialin e një personi duke vlerësuar talentet e tyre në lidhje me matematikën, muzikën, kreativitetin, gjuhën, kinestetikën (sportet dhe zanatet), vetëvlerësimin dhe ndjeshmërinë.
Testimi bazohet në matjen e aktivitetit të trurit (valët e trurit) gjatë testeve të thjeshta duke përdorur ndërfaqen kompjuterike të trurit BCI.
Në Verbatoria në Prishtinë, besojnë se çdo person ka talente dhe aftësi unike që mund të zhvillohen dhe shfrytëzohen për të arritur sukses.
Talentet dhe aftësitë e një individi maten me një sërë pyetjesh dhe aktivitetesh për të aktivizuar zona të ndryshme të trurit. Valët e trurit më pas regjistrohen nga paisja e kokës e veshur nga individi.
Cilat mosha mund ti nënshtrohen testimit?
Testimi bëhet nga mosha 5 vjeçe deri në moshën +18 në një seancë që zgjatë rreth 30 minuta. “Ndryshe nga testet ekzistuese të talenteve që janë të disponueshme në treg, testet tona nuk fokusohen në lexim dhe shkrim. Përveç kësaj, matja nuk bazohet thjeshtë në përgjigjen e saktë të pyetjeve dhe arritjen e një rezultati numerik. Ne përdorim Neurofeedback për të lexuar dhe interpretuar frekuencën e trurit me një algoritëm të veçantë i cili do të mundësojë ofrimin e një raporti që ju tregon saktësisht se në cilat fusha fëmija juaj ka nevojë për përmirësim dhe në cilat fusha fëmija juaj është i talentuar dhe si të zhvilloj atë talent. Ju gjithashtu do të merrni pikë për llojin e të menduarit të fëmijës tuaj – analitik ose vizual për të njohur qasjen më të përshtatshme të të mësuarit”, thonë në Verbatoria.
Me pak fjalë, testimi do të ndihmojë për të shmangur humbjen e kohës dhe parave në kurse dhe klasa trajnimi të zgjedhura në mënyrë të padobishme. Zgjedhja e saktë e drejtimit edukativ të fëmijës bazuar në talentet dhe prirjet e tij natyrore, do ta bëjë procesin e edukimit më efektiv dhe produktiv. Ky do të jetë një proces i strukturuar qartë që zbulon të gjitha talentet e fëmijës dhe e ndihmon atë të realizojë potencialin e tij të plotë dhe të mos ndryshoj klasa dhe kurse të shumta.
Kostoja e këtij testimi të mrekullueshëm, i cili bëhet një herë në jetë për fëmijën tuaj, është vetëm 199 euro.
Është koha ta orientoni saktë fëmiun tuaj në karrierë, të mësoni se cilat janë aftësitë e fëmijës suaj!
Për herë të parë, ju mund të mësoni për aftësitë e fëmijës suaj me saktësi dhe detaje përmes testit Verbatoria, i cili konsiderohet mënyra më e saktë për të matur aftësitë e fëmijës.
“Ne do t’ju ofrojmë gjithashtu një raport të plotë me të gjitha detajet për fëmijën tuaj, i cili do t’ju ndihmojë në udhëtimin tuaj me të dhe për të kuptuar më shumë”.
Është e rëndësishme të thuhet se testi Verbatoria është një test i miratuar në më shumë se 25 vende, se ka dëshmuar efikasitetin e tij në matjen e aftësive mendore me saktësi të lartë, larg testeve tradicionale.
Po, ku ndodhet?
Rr. “Muharrem Fejza” 18, Prishtinë
043 50 10 10
www.verbatoria-ks.com
Verbatoria Kosovë – ne besojmë se çdo person është i talentuar!
ks