ShowBizzz

“Heidi nuk është e pafajshme”- Për çfarë e ka fjalën Drini Zeqo?

Drini Zeqo ishte banori i parë që hyri në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania 3”, megjithatë për arsye personale, atij iu desh të linte programin pas vetëm pak ditësh qëndrimi.

Së fundmi, Drini ishte i ftuar në emisionin “Big Brother Radio” për të analizuar lojën e banorëve. Ai u ndal edhe te loja e Heidit ku ndër të tjera u shpreh për të se “nuk është kaq e pafajshme”.

“Heidi ka një avantazh shumë të madh që njerëzit pak e kujtojnë ose pak duan ta nënvizojnë. Ajo nuk ka ecur vetëm në atë shtëpi. Heidi ka ecur krahë një personazhi shumë të fortë që ka qenë Romeo. Heidi është gjysma e saj në atë lojë. Një çift është gjithmonë i privilegjuar në një format si ky. Heidi dhe Meritoni janë të dy të barazlarguar me mundësitë që i janë dhënë me vëmendjen që kanë patur. Në thelb favorizohen pak çiftet”, u shpreh Drini.

Ndër të tjera ai shtoi se:

Heidi ka fituar popullaritet. Cilësitë e Heidit pëlqehen në masë, është një vajzë e re e rritur në Itali por ndërkohë ka ruajtur gjuhën shqipe. Ajo është e artikuluar, e shoh si njeri të medias.
Le ta pranojmë që nuk është kaq e pafajshme sa duket. Nuk është një portret kaq engjëllor, ka edhe ajo ato retë e zeza që i kalojnë sipër kokës që fshihet pas tyre. Unë besoj që Heidi fsheh diçka pas buzëqeshjes është një njeri që shpeshherë luan me të pavërtetën, nuk e çon deri në fund të vërtetën e saj. Ashtu sikurse besoj se ajo ka rënë në dashuri dhe është dashuruar me Romeon. Duket nga gjuha e trupit që është e dashuruar.



lokimagazine